Cristiano Ronaldo nuk u paraqit në seancën stërvitore të Manchester United - NACIONALE

Cristiano Ronaldo nuk u paraqit në seancën stërvitore të Manchester United

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United bëri grumbullimin e parë pas pushimit veror me trajnerin e ri ten Hag, por aty nuk ishte asgjëkundi ylli portugez, Cristiano Ronaldo.

Siç raportojnë media të ndryshme botërore, ai mungoi me pretekstin se "kishte probleme personale dhe familjare". Të paktën mbi bazën e këtij justifikimi, të cilin ia ka paraqitur drejtuesve të klubit, ai ka munguar në seancë stërvitore.

Në ditët e fundit janë shtuar zërat për një largim të tillë nga "Old Trafford". Ai po kërkohet nga klube të ndryshme, ku i fundit që i është bashkuar garës është Chelsea.

Lajme të ngjashme