Cramon në Twitter: E lumtur për marrëveshjen nën lidershipin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-ve
Viola Von Cramon, raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, ka përshëndetur marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për eliminimin e dokumenteve të hyrjes dhe daljes së përkohshme dhe njohjen e letërnjoftimeve mes dy vendeve.
Von Cramon deklaroi në Twitter se ndjehet e lehtësuar që është arritur një marrëveshje falë lidershipit evropian dhe amerikan.
“Ndihem e kënaqur të dëgjoj se është arritur një marrëveshje nën lidershipin europian dhe mbështetjen e qartë të Escobar. Shpresojmë që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare të normalizimit”, tha Cramon.
Good to hear that a deal has been reached under 🇪🇺 leadership with the unequivocal support of DAS Escobar 🇺🇸.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) August 27, 2022
Hope that the swift implementation will lead to the finding of car licence plates solution and bring us closer to the final normalisation agreement. @MiroslavLajcak https://t.co/qFUce71tAm