Cramon i replikon Vuçiqit pasi e krahasoi me “naziztët gjermanë”: Për keqardhje, tregon dobësinë e regjimit autokratik të tij
Politikanja gjermane njëherit edhe Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit në televizionin skajshmërisht propagandistik “Tv Prva” e krahasoi politikanen gjermane me “nazistët e vitit 1943”.
Cramon e cila njihet për kritike e madhe e regjimit të Beogradit, i ka reaguar Vuçiqit duke e quajtur “për keqardhje” vlerësimin e tij teksa shtoi se “qytetarët e Serbisë meritojnë më mirë” se sa një president si Vuçiqi.
“Aleksandar Vuçiq e di mirë që unë jam mikja më e madhe e një Serbia demokratike. Prandaj, gjithkush që i kontribuon demokratizimit të Serbisë dhe afrimit të saj drejt Bashkimit Evropian është i mirëseardhur në Parlamentin Evropian. Duke më krahasuar me mua me nazistët e vitit 1943 ai tregon dobësinë e regjimit autokratik të tij. Është për keqardhje. Qytetarët e Serbisë meritojnë më mirë”, ka shkruar Viola von Cramon në platformën e saj në “X”.
@avucic knows that I am the biggest friend of a DEMOCRATIC Serbia. So, everyone contributing to democratize 🇷🇸 &bringing it closer 2🇪🇺 is welcomed in @Europarl_EN
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) October 15, 2023
By comparing me with Nazis in 1943 he shows the weakness of his autocratic regime. A pity. 🇷🇸citizens deserve better