Covid vazhdon të marrë jetë: Dy të vdekur në 24-orët e fundit në Kosovë - NACIONALE

Covid vazhdon të marrë jetë: Dy të vdekur në 24-orët e fundit në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë vazhdojnë të jenë prezente shifrat sa i përket infektimeve me koronavirus. Në 24-orëshin e fundit, në vend janë shënuar dy viktima nga ky virus.

Kështu njoftojnë nga Ministria e Shëndetësie.

Ndërkohë 89 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 302 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 266,173.

Aktualisht në Kosovë janë 1 mijë e 685 raste me COVID.

Lajme të ngjashme