CNN: Drejtori i Mossadit u takua me zyrtarë të Trumpit në Uashington - NACIONALE

CNN: Drejtori i Mossadit u takua me zyrtarë të Trumpit në Uashington

2 javë më parë

nga NACIONALE

Drejtori i ri i agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad, Roman Gofman, u takua me zyrtarë të lartë të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë një vizite para dy javësh në Uashington, i tha një burim të mërkurën televizionit CNN.

Burimi tha se Gofmani ndau të dhëna të inteligjencës rreth Malit të Kazmës, uraniumit dhe ekonomisë.

Mali i Kazmës është zonë e fortifikuar nëntokësore që është ndërlidhur me programin bërthamor të Iranit.

Televizioni CNN ka kërkuar koment nga Shtëpia e Bardhë. Agjencia Qendrore e Inteligjencës, CIA, refuzoi që të komentonte.

Gofmani u bë drejtor i Mossadit më herët këtë vit, pasi kishte shërbyer si sekretar ushtarak i kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Lajme të ngjashme