Clinton shkruan fjalë të mëdha për vizitën në Shqipëri: Pashë të ardhmen në një vend që e kaluara mund ta kishte vrarë - NACIONALE

Clinton shkruan fjalë të mëdha për vizitën në Shqipëri: Pashë të ardhmen në një vend që e kaluara mund ta kishte vrarë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka postuar në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me vizitën e tij në Republikën e Shqipërisë.

Clinton ka shpërndarë një video të shoqëruar me një shkrim të shkurtër ku lavdëron Shqipërinë.

“Gjatë konfliktit në Kosovë, Shqipëria ndihmoi që humaniteti të mbizotëronte – duke marrë gati gjysmë milioni refugjatë dhe duke shërbyer si partner vital për paqe,” – tha z. Clinton në adresimin e tij.

Ai ndau edhe një pjesë nga fjalimi i tij i mbajtur në Tiranë.

“Sot më dhatë një dhuratë të madhe. Më të madhe se vetë nderi. Më latë të shihja të ardhmen duke bërë punën e saj në një vend të cilin e kaluara mund ta kishte vrarë.” – thotë ai në një ndër fjalitë e ndara.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme