Çka po raportohet në Serbi për protestën që po ndodh në Rudarë? - NACIONALE

Çka po raportohet në Serbi për protestën që po ndodh në Rudarë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediat serbe të lidhura me regjimin e Vuçiqit vazhdojnë ta mbulojnë në kohë reale protestën që po mbahet në Rudarë ndërsa ato opozitaret nuk janë aq të zëshme.

Portali Alo.Rs ka shkruar një artikull që e ka vendosur në ballinë me këtë titull: “Protestë e madhe e serbëve në Rudarë, Populli drejtohet kah Kryqi, po fluturon trengjyrëshi serb 250 metra!”

Nga ky portal thonë që në protestë ka edhe protestues nga veriu i Kosovës por edhe nga jugu i Kosovës, duke dashur që t’i japin legjitimitet më të madh kërkesave të tyre.

Në anën tjetër, portali Kurir e ka vendosur këtë titull në ballinë: “Nuk linda fëmijë për snajperin e Kurtit”: Serbët dërguan mesazhe të fuqishme në tubimin e madh të Rudarës”.

“Tubim i madh i serbëve, “Kurti na kërcënon me vrasje, Evropa hesht”; Pantiq: Shkelja e të gjitha të drejtave të njeriut” - është ballina e B92-shit ndërkohë.

Tanjugu ndërkohë është treguar paksa më e kujdesshme duke e vendosur këtë titull: “Takimi në Rudarë nisi në mesditë, Djali i Dejan Pantiqit po kërkon drejtësi për babanë.”

Gazeta opozitare Danas ndërkohë e ka injoruar krejtësisht këtë ngjarje, duke mos e vënë fare në ballinë.

Lajme të ngjashme