Civilëve në Kherson u kërkohet largimi i menjëhershëm nga qyteti - NACIONALE

Civilëve në Kherson u kërkohet largimi i menjëhershëm nga qyteti

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Autoriteti i instaluar nga Rusia në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson, u ka bërë thirrje civilëve që "të largohen menjëherë nga qyteti" dhe të zhvendosen në bregun lindor të lumit Dnipro.

Kherson - një portë për në Krime e vedosur në grykën e lumit Dnipro në Detin e Zi - u aneksua nga Rusia muajin e kaluar, së bashku me tre rajone të tjera ukrainase mes një dënimi të gjerë ndërkombëtar.

Të shtunën, autoriteti i mbështetur nga Rusia në vend, u tha civilëve të kalonin në bregun lindor të lumit.

“Për shkak të situatës së tensionuar në front, rrezikut të shtuar të bombardimeve masive të qytetit dhe kërcënimit të sulmeve terroriste, të gjithë civilët duhet të largohen menjëherë nga qyteti”, thuhet në një mesazh drejtuar banorëve të postuar në Telegram.

Në mesazh më tej shtohet:“Kujdesuni për sigurinë e familjes dhe miqve tuaj! Mos harroni dokumentet, paratë, sendet me vlerë dhe rrobat.”

Kujtojmë se, në fillim të kësaj jave, zyrtarët e mbështetur nga Kremlini nxitën zhvendosjen e deri në 60,000 njerëzve nga qyteti, ndërsa forcat ruse janë duke luftuar për t'i bërë ballë kundërofensive ukrainase.

Lajme të ngjashme