Çitaku: Zhgënjyes lajmi për procesin e liberalizimit të vizave
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, është shprehur e zhgënjyer me lajmin për mos liberalizim të vizave për Kosovën.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ndërlidhja e këtij procesi me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, nuk ka asnjë lloj kuptimi.
“Zhgënjyes lajmi për procesin e liberalizimit të vizave. Ndërlidhja e këtij procesi me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS nuk ka asnjë lloj kuptimi, në kohën kur qytetarë nga Venezuela deri në Taiwan udhëtojnë pa viza në zonën Schengen”, ka shkruar Çitaku, e cila ka qenë edhe ish-ministre e Integrimit Evropian.