Çitaku: Qeveria po sillet si administratore e dobët e taksave tona - NACIONALE

Çitaku: Qeveria po sillet si administratore e dobët e taksave tona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Qeveria e Kosovës definohet nga “mungesa e ambicies dhe guximit për të marrë vendime”.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka thënë se qeveria po sillet si administratore e dobët e taksave të qytetarëve.

“Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si të luftohen barrierat në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për ta realizuar potencialin e vet.” – ka shkruar tutje ajo.

Postimi i plotë:

Kjo klasë qeverisëse më së shumti definohet nga mungesa e ambicies dhe guximit për të marrë vendime.

Sillen si administratorë të dobët të taksave tona.

Pa asnjë ide konkrete se si të ndihmohet qytetari i Kosovës, si të ndihmohet sektori privat, si të luftohen barrierat në mënyrë që secili të ketë më shumë mundësi për ta realizuar potencialin e vet.

Pa investime kapitale.

Pa vizion.

Lajme të ngjashme