Çitaku: Qeveria e ardhshme do të jetë pa Vetëvendosjen - NACIONALE

Çitaku: Qeveria e ardhshme do të jetë pa Vetëvendosjen

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se partia e saj pret rritje të ndjeshme të votave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Çitaku tha se Qeveria e ardhshme e Kosovës nuk do të përfshijë Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë jam e bindur se do të shënojmë rritje të ndjeshme, nuk po jap kualifikime a do të dalim e para apo jo, por do të shënojmë rritje të ndjeshme”, theksoi ajo.

“Kemi indikacione të qarta edhe nga sondazhet e shumta që bëhen nga organizatat e ndryshme edhe në Kosovë, por edhe nga organizatat ndërkombëtare”, shtoi Çitaku.

“E them me goxha konfidencë që Qeveria e ardhshme e Republikës së Kosovës do të jetë pa Lëvizjen Vetëvendosje”, u shpreh ajo.

Lajme të ngjashme