Çitaku për Ahtisaarin: Do ta kujtojnë si ndërmjetës të drejtë, të mbrehtë, dhe me sens të jashtëzakonshëm humori
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar për vdekjen e ish-presidentit të Finlandës, Marti Ahtisaari.
Çitaku ka thënë Ahtisaari do të kujtohet si “ndërmjetës të drejtë, të mbrehtë, dhe me sens të jashtëzakonshëm humori.”
Më tej, ajo ka treguar edhe një pjesë të intervistës së tij për CNN.
Shkrimi i plotë i saj:
I urti, Presidenti Ahtisaari paska ndërruar jetë.
Ata që e kanë njohur nga afër do ta kujtojnë gjithmonë si ndërmjetës të drejtë, të mbrehtë, dhe me sens të jashtëzakonshëm humori.
Menjëherë pasi fitoi çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008, në një intervistë në CNN u pyet për planin e tij për Kosovën.
Gazetari amerikan ishte kurioz se si pavarësia e Kosovës na qenka zgjidhje e duhur, meqë, sipas gazetarit, një plan i tillë nuk ishte kompromis, por përmbushje e aspiratës së njërës palë në konflikt.
“Dëgjo, kur një hajn ta vjedhë kuletën, ti nuk i kërkon atij vetëm gjysmën e parave, e kërkon shumën e plotë. Për më tepër, kërkon që hajni të ndëshkohet” u përgjigj Ahtisaari.
