Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare Martti Ahtisaari
Ka vdekur në moshen 86-vjeçare ish-presidenti Martti Ahtisaari.
Ai ka ndërruar jetë sot më 16 tetor 2023 në orën 06:40 në Helsinki të Finalandës.
Lajmi është konfirmuar nga Zyra e Presidentit të Finalandës.
Martti Ahtisaari shërbeu si President i Republikës së Finlandës në vitet 1994–2000.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e presidentit Martti Ahtisaari. Marti Ahtisaari besonte në njerëzit, qytetërimin dhe mirësinë, dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme. Ai ishte presidenti i kohërave të ndryshimit, i cili e çoi Finlandën në epokën globale të BE-së.” - ka thënë presidenti i Finaldës, Sauli Niinistö.