Çitaku: Ma gjeni një grua në Kosovë e cila së paku një herë nuk është kërcënuar e ngacmuar
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë një reagim tjetër pas sulmit seksual ndaj alpinistes, Mrika Nikçi.
Çitaku në një shkrim në Facebook, ka thënë se në Kosovë gratë ndihen të kërcënuara, të fyera, të kërcënuara, të ngacmuara e të sulmuara.
“Vetëm pse është grua. Boll ma”, ka shkruar Çitaku.
Positmi i plotë në Facebook:
Ma gjeni një grua në Kosovë e cila së paku një herë në jetë nuk është ndjerë:
e kërcnuar
e fyer
e poshtëruar
e përjashtuar
e ngacmuar
e sulmuar
Vetëm pse është grua. Boll ma.
Ma gjeni një grua në Kosovë e cila së paku një herë në jetë nuk është ndjerë: e kërcnuar e fyer e poshtëruar e përjashtuar e ngacmuar e sulmuar Vetëm pse është grua. Boll ma.
Posted by Vlora Çitaku on Friday, September 30, 2022
