Çitaku, Kurtit: Përgjigjen e parë e keni marrë në zgjedhjet lokale, të dytën kur të mbahen zgjedhjet
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, do ta marrë përgjigje shpejtë për deklaratën e tij se mund të zhduket opozita nëse vendi shkon në zgjedhje.
Çitaku në Facebook ka shkruar se Kurti “dëshiron” ta zhdukë opozitën, njëjtë si dëshiron dhe synon që ta bëjë të njëjtën gjë edhe me mediat, shoqërinë civile, bizneset etj.
“Përgjigjen e parë e keni marrë në zgjedhjet lokale me 2021.” – ka shkruar ndër të tjera.
Statusi:
Po Kryeministër,
Ju mendoni se e zhdukni opozitën ( më mirë me thanë dëshironi ), sikurse që mendoni se keni fuqi me zhdukë gjithçka dhe secilin që nuk pajtohet me ju.
Njejtë dëshironi dhe synoni edhe për mediat, shoqërinë civile, biznest, prokurorinë.
Përgjigjen e parë e keni marrë në zgjedhjet lokale me 2021.
Përgjigjen e dytë do ta merrni kur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Shpejtë.