Çitaku – Kurtit, për “anashkalimin” e ambasadorit në Vatikan: Katrahurë, joseriozitet, turp - NACIONALE

Çitaku – Kurtit, për “anashkalimin” e ambasadorit në Vatikan: Katrahurë, joseriozitet, turp

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Një pjesëmarrje e Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, në një koncert në Selinë e Shenjtë, ka zgjuar reagimin e diplomatit kosovar në Vatikan, i cili përmes një komenti bëri të ditur se është anashkaluar.

Vlora Çitaku e Partisë Demokratike të Kosovës e quajti “katrahurë, joseriozitet dhe turp”.

Postimi i plotë:

Çfarë katrahure, çfarë jo serioziteti, çfarë turpi.

Në një organizim në Vatikan, anashkalohet dhe përbuzet Ambasadori i Kosovës në Selinë e Shenjtë. Ky anashkalim i misionit diplomatik është në kundërshtim me çdo praktikë shtetërore dhe protokolare.

Ndërkohë, Martin Berishaj, me afera korruptive multimilionëshe, mbetet i përkdheluri i Kurtit. Ai, jo vetëm që vazhdon të jetë ambasador fuqiplotë, por shihet përkrah liderit suprem kudo.

Martini, njëjtë si Rozeta, Nagipi dhe të tjerët, vazhdojnë të kenë mbrojtjen e pakushtëzuar të Kurtit.

A thua pse?

Lajme të ngjashme