Çitaku: Kurti s'duhet të diskutojë me Serbinë për targa, por për njohje - NACIONALE

Çitaku: Kurti s'duhet të diskutojë me Serbinë për targa, por për njohje

4 vjet më parë

nga Arta Avdiu

4 vjet më parë

nga Arta Avdiu


Nënkryetarja e Partisë Demokratikë të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar qasjen e kryeministrit Kurti në dialogun e lehtësuar nga Brukseli, duke thënë se nuk është konsistent në qëndrimet e tij.

E vetmja gjë konsitente te Kryeministri Kurti është mungesa e konsistencës dhe prania e kaosit. Dje foli për lufte, javën tjetër në Bruksel me Vuçiqin”, ka deklaruar Çitaku për Nacionalen.

Çitaku ka kërkuar nga Kurti të bisedojë me Serbinë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohjen e Kosovës.

“Ne kërkojmë që Kryeministri mos të diskutojë as për stikersa e as për çështje teknike. Nuk duhet të pajtohemi për asgjë pa u pajtuar për të gjitha. Kosova duhet të insistojë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me njohjen reciproke në qendër. Gjithçka tjetër është humbje kohe”, deklaroi nënkryetarja e PDK-së

Ndryshe, më 18 gusht kryeministri Kurti do të takohet me presidentin e Serbisë në Bruksel pas tensioneve në veri të 31 korrikut.

Lajme të ngjashme