Çitaku: Kurti e sfidoi publikisht Prokurorinë, e Samiu e respektoi – dallimi është i qartë si loti - NACIONALE

Çitaku: Kurti e sfidoi publikisht Prokurorinë, e Samiu e respektoi – dallimi është i qartë si loti

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti jo vetëm që refuzon t’i përgjigjet prokurorisë, por e sfidon nëse guxon ta intervistojë në zyrë.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se nuk është trimëri të mos e respektosh Kushtetutën.

“Vetëm sa për rikujtim, Albin Kurti jo vetëm që refuzon t’i përgjigjet Prokurorisë, por madje e sfidon publikisht nëse “guxon” t’i shkojë në zyrë për ta intervistuar lidhur me një aferë korruptive multimilionëshe.

Nuk është trimëri të mos respektosh Kushtetutën, ligjet dhe Republikën. Kjo nuk është forcë. Është frikë dhe arrogancë pushteti.

E Samiu, trimërinë e të cilit nuk e konteston askush, shkoi në Prokurori. Sepse ai e respekton shtetin për të cilin ka luftuar.

Dallimi është i qartë si loti”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme