Çitaku: Krerët e shtetit po heshtin ndaj fjalimit të kryeministrit Rama në OKB - NACIONALE

Çitaku: Krerët e shtetit po heshtin ndaj fjalimit të kryeministrit Rama në OKB

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar heshtjen e krerëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për fjalimin e kryemistrit të Shqipërisë, Edi Rama në Organizatën e Kombëve të Bashkuara (OKB).

Çitaku heshtjen e tyre po e sheh si urrejtje dhe e cila sipas saj, është me e madhe se dashuria për Kosovën.

Ndryshe, Rama në OKB kërkoi njohjen e Serbisë nga Kosova dhe mbështetje për raportin e ri që kundërshton pretendimet e Dick Marty-t për ish-krerët e UÇK-së.

Shkrimi i saj:

Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën.

Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karrshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB.

Lajme të ngjashme