Çitaku e trishtuar me videon ku shihen infermieret duke e rrahur pacienten - NACIONALE

Çitaku e trishtuar me videon ku shihen infermieret duke e rrahur pacienten

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndaj videos tashmë virale, ku disa infermiere shiheshin duke e rrahur një paciente të moshuar, e që dyshohe se ndodhi në Pejë, ka reaguar edhe nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku.

Ajo ka thënë se nuk ka mundur ta shikoj deri në fund videon, e se emrat e infermiereve që malltretonin pacienten, duhet të bëhen publik, si dhe të ndiqen penalisht.

Reagimi i plotë i Çitakut:

Nuk pata forcë me e shiku deri në fund videon në të cilën disa infermijere e sulmonin fizikisht dhe e maltretonin psiqikisht një grua të moshuar në Pejë.

Emrat e tyre duhet të publikohen. Tu mirret e drejta e punës në institucione shëndetësore, si dhe të ndiqen penalisht.

Kriminele.

Lajme të ngjashme