Çitaku e PDK-së: Koordinimi më ShBA-në është vlerë, e jo nënshtrim - NACIONALE

Çitaku e PDK-së: Koordinimi më ShBA-në është vlerë, e jo nënshtrim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vlerë, e jo nënshtrim.

Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se “koordinimi me ShBA-në sjellë fuqizim, e jo nënshtrim”.

“Përsërite: Bashkëpunimi me SHBA është vlerë e jo nënshtrim. Koordinimi me SHBA sjellë fuqizim e jo nënshtrim”, ka shkruar Çitaku.

Ky reagim i Çitakut, vjen pas raportimeve në media për shtyrjen e vizitës së ministrave Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme