Çitaku e ashpër me Gjykatën Speciale: Calit iu mohua takimi i fundit me të atin, gjykatë e turpshme
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka kritikuar ashpër Gjykatën Specile, e cila nuk ia mundësoi komandant “Calit” një takim të fundit me babanë e tij.
Ajo ka bërë me dije se kjo gjykata Calit ia shkeli një të drejtë themelore.
Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se Specialja është një gjykatë e turpshme.
“Baba i Calit ndërroi jetë pa pasur mundësinë që, për herë të fundit, t’ia shtrëngojë dorën të birit. Pa pasur mundësinë ta përqafojë, të çmallet, qoftë edhe për pak çaste, para se të largohej nga kjo botë. Calit iu mohua takimi i fundit me të atin. Kjo nuk është drejtësi. Kjo nuk është njerëzi. Gjykatë e turpshme”, ka shkruar ajo.