Çitaku: BE-ja duhet t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se Bashkim Evropian duhet t’i jap fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës.
Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se që nga dita e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës (vendim ky i vonuar për shkak të gazit lotsjellës), Bashkimi Evropian nuk e ka asnjë arsyetim për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.
“Qytetarë nga Venezuela e deri në Taiëan udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Çdo zhagitje e ka cenuar vet lë kredibilitetin e BE në Kosovë. BE duhet t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Çitaku.
