Cilësori interesant që Elvis Hoxha i kishte dhënë Albin Kurtit: "Oj vatër plot dritë" - NACIONALE

Cilësori interesant që Elvis Hoxha i kishte dhënë Albin Kurtit: "Oj vatër plot dritë"

3 javë më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, ish-këshilltar i kryeministrit Kurti, vazhdimisht ka përdorur gjuhë të papërshtatshme fyese ndaj kundërshtarëve të Kurtit. Por, për këtë të fundit kishte edhe cilësor mjaft pozitiv. Kryeministrin, ai e kishte quajtur “vatër plotë dritë”.

Elvis Hoxha aktualisht është një prej personave më të përfolur në vend. Ky i fundit, fillimisht e akuzoi kryesindikalistin Rrahman Jasharaj se është anëtar i një partie serbe, gjë për të cilën mori shumë reagime.

“Natyrisht që organizimi i bandave nis në veri të Kosovës. Nuk është aspak e çuditshme që Rahman Jashari përdor grevën e mësuesve pikërisht kur duhet të forcohet sovranitetit në veri. Ajo që është e dhimbshme, është pjesëmarrja e mësuesve në këtë grevë që ka për shef anëtarin e partisë serbe”, tha Hoxha.

Për këtë, ai kërkoi falje më vonë, duke thënë se është shërbyer me lajme të rrejshme.

Sidoqoftë, pas postimit ku e akuzoi Jasharajn, Hoxha sot fyu edhe qytetarët e Kosovës, duke i quajtur “kosovaristë”.

“Dikush përmendi standartet e dyfishtë. Por më i rrezikshëm është morali i dyfishtë. Po ju jap vetëm pak prej rasteve më të rëndë në trevat shqiptare. Duke folur për trevat shpresoj se kosovaristët nuk do të kërkojnë që të jem non grata në Kosovë”, tha ai.

Këto janë vetëm dy nga deklaratat e shumta që ai i bën në Facebook-un e tij, ku kryesisht merret me ata që ia kritikojnë shefin, Albin Kurtin.

Por këtë të fundit, Hoxha përveç se e mbron, edhe e uron. Madje, e kishte quajtur “vatër plot dritë”.

Kurit e kishte uruar Vitin e Ri me një foto familjare, ku kishte marrë shumë urime nga eksponentë të LVV-së.

Këtu nuk mungon as ai i Elvis Hoxhes.

“Gëzuar o vatër plot dritë!”, thuhej në komentin që Hoxha kishte lënë në fotografinë familjare të Kurtit.

Lajme të ngjashme