Çifti i huaj ‘kapen’ mes vete në Prishtinë: Bashkëshortja ia merr burrit veturën, kuletën me para dhe dokumentet personale
Çifti i huaj ‘kapen’ mes vete: Bashkëshortja ia merr burrit veturën, kuletën me para dhe dokumentet personale
Një çift bashkëshortor i huaj kanë pasur probleme mes vete. Si rezultat, rasti është raportuar në Polici.
Sipas deklarimit, bashkëshortja ia ka marrë burrit veturën, portofolin me para dhe dokumente personale, dhe është larguar.
Policia ka arritur ta ndalojë të dyshuarën.
Njoftimi:
Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka njoftuar se e dashura e tij e dyshuara femer poashtu shtetase e huaj, pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marr veturën, portofolin me para dhe dokumente personale dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësiti policor ka arritur ta ndaloj veturën të cilën e drejtonte e dyshuara, e njëjta është arrestuar ndërsa vetura dhe gjësendet e vjedhura i janë kthyer ankuesit. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.