Chuck Norris, yll i njohur i filmave aksion dhe kampion i arteve marciale, vdes në moshën 86-vjeçare - NACIONALE

Chuck Norris, yll i njohur i filmave aksion dhe kampion i arteve marciale, vdes në moshën 86-vjeçare

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Aktori i njohur i filmave aksion dhe kampioni i arteve marciale, Chuck Norris, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja përmes rrjeteve sociale, duke bërë të ditur se ai u nda nga jeta në mënyrë paqësore, i rrethuar nga të afërmit e tij, raporton Reuters.

Norris u bë i famshëm fillimisht si kampion i karatesë në vitet 1960, përpara se të hynte në botën e kinemasë. Ai fitoi njohje të madhe ndërkombëtare pas rolit të tij përkrah Bruce Lee në filmin The Way of the Dragon.

Më pas, ai luajti në një sërë filmash aksion të suksesshëm si The Delta Force dhe Invasion USA, si dhe u bë shumë i njohur për rolin kryesor në serialin televiziv Walker, Texas Ranger.

Përveç karrierës në film dhe televizion, Norris ishte gjithashtu i njohur për angazhimin e tij në çështje politike konservatore në SHBA.

Lajme të ngjashme