Chollet në përkrahje të Ballkanit të Hapur: Synon krijimin e një tregu të përbashkët për të hyrë në tregun e madh të BE’së
Këshilltari i Lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i ka dalë sërish në përkrahje inciativës rajonale të Ballkanit të Hapur, duke e vlerësuar për nismë të duhur në krijimin e një Tregu të Përbashkët pë rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili për qëllim ka hyrjen e mëpastajme në tregun më të madh të Bashkimit Evropian. Chollet iu referua pengesa të mëdha që kamionët me mallra hasin nëpër kufijë. Këto komente ai i bëri gjatë raportimin në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan.
“Në lidhje me Ballkanin e Hapur, atë çfarë ne po provojmë të arrijmë këtu, ose çfarë po provojmë të ndihmojmë të arrihet është që të krijohe një Treg i Hapur, një Treg i Përbashkët, që ata të tregtojnë dhe shkëmbejmë në njëri-tjetrin, në mënyrë që të lidhen me një treg shumë më të madh të përbashkët, që është Evropa. Prandaj, ka aq shuml përfitime praktike me Ballkanin e Hapur; kohëve të fundit më thanë se kamionët e kalojnë 80% të kohës së tyre duke pritur në rradhë për të dalë matanë kufirit. Thjesht mendojini mundësitë që mund të vinë që ato të mund të rregullarizojnë në njëfarë mënyre në çështje që Ballkani i Hapur do t’i ndihmonte te bëjnë”, tha Chollet./Nacionale/