"Çfarë do të ketë qenë jeta pa xhipa të zinj": Sadriu përplaset me Flaka Surroin - NACIONALE

"Çfarë do të ketë qenë jeta pa xhipa të zinj": Sadriu përplaset me Flaka Surroin

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Një postim i opinionistes Flaka Surroi në Facebook ka shkaktuar përplasjen e kësaj të fundit me bashkëshortin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Surroi ironizoi rreth çështjes së xhipave të zinj dhe sigurimit të afërt të Presidentes Vjosa Osmani, duke shkruar:

"Çfarë do të ketë qenë jeta pa xhipa të zinj e mbrojtje të afërt..."

Postimi u pasua me replikë të Prindon Sadriut, i cili iu kundërpërgjigj duke thënë: "E çfarë do të kishte qenë jeta pa villat e jashtëligjshme në Brezovicë?"

Replika e tij ndezi një debat të gjatë mes dyshes, ku Surroi iu kthye me ironi: "Edhe vila në Brezovicë paske a?"

Sadriu e mohoi, duke deklaruar se “ti e di SHUMË mirë që ne nuk kemi villë në Brezovicë, sepse ti e di kush është marrë me villa të jashteligjshme në Komunën e Shtërpces të udhëhequr nga Lista Srpska.”

Lajme të ngjashme