Çështja e kolonëve serbë në Ligjin për Shtetësinë, Sveçla thotë se ka qenë pjesë e legjislacionit "që nga viti 2008" - NACIONALE

Çështja e kolonëve serbë në Ligjin për Shtetësinë, Sveçla thotë se ka qenë pjesë e legjislacionit "që nga viti 2008"

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas reagimeve të shumta për dipozitën e diskueshme të Nenit 31 të Ligjit për Shtetësinë, tha se ajo nga Kushtetuta dhe Pakoja e Ahtisaarit.

Në një konferencë për media, ai tha se opozita po kritikon një dispozitë që, sipas tij, vetë e ka bërë pjesë të përhershme të Kushtetutës në vitin 2012.

“Së pari, neni 31 i Ligjit për Shtetësinë të vitit 2026 nuk është një dispozitë e re”, deklaroi Sveçla.

Ai pretendon se kjo e drejtë ekziston që nga viti 2008 dhe u përfshi fillimisht në Pakon e Ahtisaarit.

Ndërkaq, drejtori i Departamentit Ligjor në MPB, Qëndrim Bytyqi, tha se formulimi aktual është “copy prej dispozitës së Kushtetutës”, duke shtuar se ligji i ri njeh të drejtën për shtetësi, por kërkon plotësimin e kritereve ligjore.

Lajme të ngjashme