Certifikohet lista e votuesve: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote - NACIONALE

Certifikohet lista e votuesve: Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën e votuesve brenda dhe jashtë vendit, për zgjedhjet parlamentare që mbahen më nëntë shkurt 2025.

“RTK” raporton se nga të dhënat e KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në Kosovë është një milion e 970 mijë e 944, ndërsa, numri i qytetarëve të regjistruar jashtë vendit është 104 mijë e 924.

Arianit Elshani, udhëheqës i Këshillit për Operacione Zgjedhore ka thënë se numri i votuesve duhet të jetë 999 votues nëpër zona rurale, kurse për zona urbane vazhdon të jetë 950.

“Secili votues mund të votoj rreth 10 kandidat, prandaj nuk kemi dashtë të tejkalojmë shifrën e 1 mijë votuesve” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme