Çeku: Organizata “Europa Nostra” e ka humbur kredibilitetin, i është nënshtruar Serbisë - NACIONALE

Çeku: Organizata “Europa Nostra” e ka humbur kredibilitetin, i është nënshtruar Serbisë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se organizata “Europa Nostra” i është nënshtruar Serbisë dhe ka humbur kredibiliteti.

Këto komente Çeku i bërë një një konferencë për media, ku ka thënë se vizita e organizatës “Europa Nostra” në Manastrin e Deçanit është e pakuptimtë.

“Për ne kjo vizitë vazhdon të jetë e pakuptimtë. Kjo organizatë ka humbur kredibilitetin pasi i është nënshtruar Serbisë. Kjo organizatë e vitin e kaluar e ka përfshirë monumentin e Deçanit në listë të objekteve të rrezikuara”, ka thënë ai.

Më tej, Çeku ka kërkuar sqarim nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon pasi kjo e fundit futi në një vend Manastrin e Deçanit dhe monumentet e shkatërruara nga forcat ruse në Ukrainë.

“Viola von Cramon, në një Tëeet të saj për Manastirin e Deçanit dhe monumentet shkatërruara në Ukrahinë nga forcat ruse, futen në një fjali. Kërkojmë sqarim për këtë gabim që e ka bërë. E kemi një pyetje, a ka tërhequr ndonjë paralele mes neve dhe Ukrainë duke tërhequr ndonjë paralele të kësaj. A mendon dhe a ka tërheq paralele në mes Kosovës dhe Serbisë në momentin kur këto monumente i fut në një fjali”, ka thënë Çeku.

Tutje, Çeku theksoi se monumentet në Kosovë të shkatërruara gjatë luftës së fundit nga forcat serbe ka kaluar numrin 1 mijë.

Kutjojmë që kohë më parë, organizata evropiane Europa Nostra, që merret me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore e kishte listuar Manastirin e Deçanit si monument që është në rrezik.

Lajme të ngjashme