Çekia kërkon nga Kosova themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe
Çekia ka kërkuar nga përfaqësuesit e serbëve që t’i kthehen punës në institucionet e Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme të Çekisë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter kanë kërkuar që të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.
Në postim gjithashtu bëhet thirrje për të dyja palët të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në dhunë e konfrontim.
“Presidenca Çeke i bën thirrje Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës që të kthehen në institucione të Kosovës. I bëjmë thirrje dyja palëve të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në dhunë e konfrontim. Duhet të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, thuhet në postimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Çekisë.
#CZPRES calls on Serbia and Kosovo Serb representatives to return to the Kosovo institutions. We call on both sides to refrain from any action that would lead to violence and confrontation. The Association of Serb Majority Municipalities must be established. ⬇️
— Czech MFA (@CzechMFA) November 6, 2022