'Çartet' Petkoviq: Asambleja Parlamentare e KiE-së u turpërua si kurrë më parë - NACIONALE

'Çartet' Petkoviq: Asambleja Parlamentare e KiE-së u turpërua si kurrë më parë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës "u turpërua si kurrë më parë" duke mbështetur rekomandimin për pranimin e Prishtinës në atë organizatë ndërkombëtare, tha drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq.

"Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot u turpërua si kurrë më parë në histori, duke mbështetur rekomandimin për pranimin e Prishtinës në atë organizatë ndërkombëtare", tha Petkoviq në X.

Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 mbetën abstenime, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi raportin e Dora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj, duke shënuar një hap tejet të rëndësishëm drejt anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Pas kalimit në Asamble, Kosova tani pret rezultatin e votimit në Këshillin e Ministrave të Jashtëm për t'u bërë anëtare e plotë në KiE

Lajme të ngjashme