Cani: VV-ja nuk e ka mbështetjen nga diaspora siç e ka pasur, PDK-ja më tubimin më të organizuar
Bahri Cani, gazetar dhe reporter goxha i njohur, ka folur në lidhje me tubimet e partive politike në diasporë.
Cani ka bërë një pretendim interesant, duke thënë se VV-ja nuk e ka më mbështetjen nga diaspora siç e ka pasur në zgjedhjet e fundit.
“VV-ja nuk e ka më atë mbështetjen që e ka pasur të paktën në zgjedhjet e kaluara…Për mendimin tim tubimin më të organizuar deri tani e ka pasur në Shutgart një parti që nuk është Lëvizja Vetëvendosje” – tha Cani.
Këtu i ndërhyri moderatori Ermal Panduri, i cili e pyeti se cila parti ishte.
“Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur përfundimisht takimin më të madh që ka organizuar në Shtutgart” – ishte përgjigja e Canit.