Caktohen koordinatorë për veprat penale kundër integritetit seksual në të gjitha prokuroritë e Kosovës - NACIONALE

Caktohen koordinatorë për veprat penale kundër integritetit seksual në të gjitha prokuroritë e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyra për Komunikim e Prokurorisë, ka bër të ditur për media, se ka marrë një hap, mjaft të rëndësishëm, sa i përket trajtimit të rasteve kundër integritetit seksual.

Tash e tutje, rastet kundër integritetit seksual, do të trajtohen me prioritet të shtuar. Kështu së paku sipas këtij njoftimi.

Njoftimi i plotë:

Caktohen koordinatorët për veprat penale kundër integritetit seksual në të gjitha prokuroritë e vendit

Prishtinë, 13 shtator 2022 - Me kërkesë të Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, kryeprokurorët e të gjitha prokurorive të vendit kanë caktuar koordinatorët për veprat penale kundër integritetit seksual.

Gjithashtu, Koordinator përgjegjës për të gjitha prokuroritë është caktuar një prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Qëllimi i caktimit të koordinatorëve është që këto raste të trajtohen me prioritet të shtuar gjatë punës së institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe rrjedhimisht të koordinohet puna për trajtimin sa me efikas të këtyre rasteve në të gjitha fazat e procedurës penale.

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Lajme të ngjashme