Caktimi i datës së zgjedhjeve, nesër në ora 15:00 Haxhiu takon partitë politike
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nesër fillon konsultimet me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare.
Gazeta Nacionale ka mësuar se takimi i Haxhiut me subjektet politike do të mbahet nesër në ora 15:00.
Gazeta gjithashtu ka mësuar se në takim do të shkojnë PDK, LDK dhe AAK.