Cakolli ironizon emërimet nëpër pozita: Kush po i shan ma shumë kundërshtarët politikë, po ju rriten gjasat
Eugen Cakolli nga KDI ka ironizuar me emërimet nëpër pozita publike, anise qeveria është në detyrë.
Ai ka thënë se “kush po i shan më shumë kundërshtarët politikë, po iu rriten gjasat për emërim”.
“Po e bon edhe ma interesant “afatin kalimtar” zgjedhor kjo puna e emërimeve nëpër pozita publike — kush po i shan ma shumë kundërshtarët politikë, po ju rriten gjasat për emërim.
Por, merreni shtruar të nderuar, se mas zgjedhjeve, ku i dihet… mos po duhet me i fshi postimet”.