Bytyqi: Kuvendi dhe institucionet duhet të formohen, Kosova nuk ka kohë për të humbur - NACIONALE

Bytyqi: Kuvendi dhe institucionet duhet të formohen, Kosova nuk ka kohë për të humbur

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ka kërkuar nga Kuvendi formimin e institucioneve të Kosovës, duke thënë se vendi përballet me probleme urgjente që kërkojnë zgjidhje.

Bytyqi ka renditur rritjen e çmimeve, problemet me energjinë elektrike, pagat e ulëta, papunësinë dhe largimin e qytetarëve nga vendi si disa nga çështjet që, sipas saj, kërkojnë funksionalizimin e institucioneve.

“Kuvendi e institucionet duhet të formohen sepse çmimi i produkteve të shportës familjare ka kaluar në ekstrem, duke vështirësuar jetën dhe mirëqenien e qytetarëve”, tha ajo.

Ajo kërkoi rritje të pagave për mjekët, policët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, gjyqtarët dhe doganierët, si dhe masa për ndalimin e largimit të qytetarëve nga Kosova.

Sipas Bytyqit, problemet e vendit nuk zgjidhen jashtë institucioneve.

“Urgjencat kombëtare zgjidhen këtu, në Kuvendin e Kosovës. Ne nuk kemi kohë për të humbur”, tha Bytyqi.

Lajme të ngjashme