Bytyqi e AAK-së për uljen e pagave: Një vendim që e shkatërron plotësisht sistemin e drejtësisë - NACIONALE

Bytyqi e AAK-së për uljen e pagave: Një vendim që e shkatërron plotësisht sistemin e drejtësisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka pyetur kryeministrin, Albin Kurti se kur “është boll për të”, pasi Kurti mori vendim për uljen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët.

Bytyqi ka thënë se sundimi i ligjit nuk forcohet duke ia ulur pagat atyre dhe se prokurorëve dhe gjyqtarëve po u fyhet integriteti.

Bravo kryeministër! Edhe një tjetër vendim skandaloz, një vendim që e shkatërron plotësisht sistemin e drejtësisë.”, ka shkruar ajo ndër të tjera në Facebook.

Shkrimi i saj:

Kështu forcohet sundimi i rendit dhe ligjit i proklamuar nga Qeveria Kurti, duke ua ulur pagat prokurorëve e gjyqtarëve e kësisoj duke ua fyer integritetin e dinjitetin e tyre.

Bravo kryeministër! Edhe një tjetër vendim skandaloz, një vendim që e shkatërron plotësisht sistemin e drejtësisë.

Kur është boll për ty?

Lajme të ngjashme