Buzhala vëren që Rama dhe Basha s’e njohin mirë Unikkatilin, ua rekomandon dy këngë për njëri-tjetrin
Fushata zgjedhore në dy apo tri ditët e fundit në Shqipëri, është zhvendosur te ‘dissat’ e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Është Lulzim Basha ai që bëri me bujë me një video duke vozitur dhe ku dëgjohej kënga e Unikkatil ‘Ku të mbetën shokët’ dhe me të cilën Basha e pyet Ramën për figurat e PS-së që tashmë janë në paraburgim.
Edhe Edi Rama ia ka kthyer Bashës me një këngë tjetër të Unikkatilit.
Por, gazetari Berat Buzhala ndërhyn dhe iu rekomandon se cilat këngë të artistit kosovar të hip-hopit mund t’i përdorin Rama dhe Basha (meqë sipas tij, dyshja po vërehet që nuk e njohin Unikkatilin edhe aq mirë).
Buzhala ka publikuar në llogarinë e tij një video, ku iu rekomandon Bashës dhe Ramës këngët: “U çova prej vorrit” dhe një këngë tjetër.
Lexo edhe: