Buzhala i reagon Sveçlës: Gjuha e ministrit të Policisë është kërcënuese dhe nxitëse - NACIONALE

Buzhala i reagon Sveçlës: Gjuha e ministrit të Policisë është kërcënuese dhe nxitëse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala i ka reaguar Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i cili me një status në Facebook shkroi se Buzhala e Kajtazi kanë organizuar protestën, që pritet të mbahet sot në ora 18:00.

Në një postim absolutisht skandaloz, ministri Sveçla përveq se ka etiketuar si organizator të protestës Buzhalën e Kajtazin, pa asnjë fakt, ai e ka lëshuar gjuhën deri në atë masë, sa që praktikisht ka thënë se kushdo që del sot në protestë është me Serbinë. E në protestë pritet të dalin veteranët e luftës.

Buzhala këtë gjuhë të ministrit e ka quajtur nxitëse e kërrcënuese.

E plotë:

“Hajni i SOS’it qe eshte edhe minister i Puneve te Brendshme:

Ky manipulant po rren: Berat Buzhala nuk e ka thirre kete proteste. Une si qytetar e mbeshtes kete proteste, por as nuk e kam organizu, e as nuk i kam mobilizu veteranet.

Veteranet po i mobilizon Hekuran Murati, kur thote qe me mire me pas luftu me mercenare, se me i pase veteranet neper kame me i pagu

Veteranet po i mobilizon Mimoza, kur shkon e qahet para punetorit te Milan Radojciqit per veteranet.

Gjuha e ministrit te Policise, si e tille ne kete status, eshte kercenuese dhe nxitese. Paramendojeni: Mimoza ka fole me Milanin, e ky i sulmon ata qe e kane publiku.

Hup atje.”

Lajme të ngjashme