Buzhala i KEDS-it flet si analist: Mësuesve duhet me ua marrë rrogën, prodhojnë analfabetë - NACIONALE

Buzhala i KEDS-it flet si analist: Mësuesve duhet me ua marrë rrogën, prodhojnë analfabetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala këtë herë ka dhënë komentet e tija për diskutimin e ditës- për greëvën e SBASHK-ut.

Buzhala thotë se mësuesit nuk duhet të paguhen njëjtë. E për këtë, ka këtë arsyetim.

“Mësuesit nuk duhet me u pagu njejte. Perkundrazi, do do mësuesve duhet me ia marre pare per demet qe i bejne e jo me iu dhanë rroge. Një mësues qe prodhon analfabete dhe e merr ne qafe popullin nuk duhet te jete asessi i njëjtë me mësuesin qe i edukon qysh duhet brezat e rinj qe janë konkurrente me boten e zhvillua”, ka shkruar Buzhala.

Lajme të ngjashme