Burrin e Albulena Haxhiut e bën ‘horë’ kushëriri i tij: Mozamakeq për plakun kënd e ka lënë mbrapa, ruaje pak veten
Alban Krasniqi, i cili njihet si burri i Albulena Haxhiut, ka vazhduar me kritikat ndaj sh-krerëve të UÇK-së.
Fyerjet dhe sharjet e tij ndaj ish-eprorëve të UÇK-së kanë nxitur reagimin e një kushëriri të tij, i cili e ka bërë “horë” me një koment në statusin e fundit.
Kushëriri i tij Nezir Krasniqi, i ka kërkuar anëtarit të VV-së në KQZ se me sjelljet e fyerjet e tij po e turpëron babanë.
Ai ka thënë se askush prej paraardhëse të tij nuk ka bërë kështu.
“Mozamakeq për Plakun (Skender Smajlin) kend e ka la mrapa ,po as babë as babëgjyshë nuk i ke pas keshtu nuk kan sha as ofendu kan po edhe sot përmenden për mirë,e ti kush ruje pak veten se pushteti sot ash neser sasht”, ka shkruar Krasniqi në komentin e tij.
