Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis - NACIONALE

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri ka rrahur gruan dhe vajzën, ndërsa gjendet në arrati.

Mëngjesin e së premtes, një burrë në Lipjan ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tyre, të cilave u ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësore.

I dyshuari gjendet në arrati.

“DHUNË NË FAMILJE Lipjan 24.07.2026 – 10:30. I dyshuari mashkull kosovar, për motive të panjohura, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre, të cilave u ka shkaktuar lëndime. Viktimave u është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime.

Lajme të ngjashme