Burri nga Podujeva e bën për spital bashkëshorten: I sulmon edhe policët - NACIONALE

Burri nga Podujeva e bën për spital bashkëshorten: I sulmon edhe policët

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë nga Podujeva është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje.

Për pasojë, bashkëshortja e tij është detyruar të pranojë ndihmë mjekësore.

Njoftimi nga Policia:

Podujevë / 09.03.2024 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër/kosovare. I dyshuari po ashtu gjatë vënies në kontrollë ka sulmuar edhe zyrtarët policorë. Viktima bashkë me fëmijën e saj kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme