Burri nga Kosova ushtron dhunë ndaj bashkëshortes belge: Policia jep detaje
Një qytetar nga Kosova është arrestuar si i dyshuar për dhunë në familje.
Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes belge e cila ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Njoftimi i Policisë:
Viktima femër shtetase Belge ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.