Burri nga Fushë-Kosova e kap hajnin në shtëpinë e tij, i kishte vjedhur sasi ari me vlerë rreth 4 mijë euro - NACIONALE

Burri nga Fushë-Kosova e kap hajnin në shtëpinë e tij, i kishte vjedhur sasi ari me vlerë rreth 4 mijë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë e ka kapur në flagrancë hajnin në Fushë-Kosovë.

Sipas policisë, burri e kishte kapur hajnin në shtëpinë e tij, ku kishte vjedhur sasi ari me vlerë rreth 4 mijë euro e të cilat i kishte hedhur gjatë ikjes.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.” – thotë policia.

Raporti i plotë:

VJEDHJE

Rr. Muhamet Behluli- Fushë Kosovë 27.12.2023-19:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se afër shtëpisë së tij ka arritur ta zë në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në shtëpinë tij kishte vjedhur një sasi bizhuterie /ari, të gjithë në vlerë rreth 4000- mijë € të cilat i dyshuar i kishte hedhur gjatë ikjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Malli i vjedhur i është kthyer pronarit

Lajme të ngjashme