Burri ankohet në polici pas mosmarrëveshjes për përdorimin e veturës, thotë se nuk do të jetojë më me gruan e tij - NACIONALE

Burri ankohet në polici pas mosmarrëveshjes për përdorimin e veturës, thotë se nuk do të jetojë më me gruan e tij

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë ka raportuar gruan e tij në Polici për shkak të një mosmarrëveshje rreth përdorimit të veturës në Kishnicë.

Sipas policisë, burri ka deklaruar se nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë më tutje me graun e tij.

Rasti është inicuar si “dhunë në familje”.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Kishnicë 07.05.2024-22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka një mosmarrëveshje me të dyshuarën- bashkëshorten e tij, rreth përdorimit të veturës së tyre dhe po ashtu ka deklaruar se, nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë më tutje me të-bashkëshorten e tij. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar tek familja e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Lajme të ngjashme