Bunjaku: Draft-statutin do ta shqyrtojnë ekspertët e LDK-së, s`pritet mirë prej Qeverisë Kurti
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, është shprehur e shqetësuar me përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit, të cilin e Kosova e ka pranuar në parim.
Ajo ka thënë se LDK-ja do ta shqyrtojë me kujdes këtë dokument.
Në një prononcim për Ekonomia Online, ajo ka thënë se në lexim të parë drafti flet për një autonomi të serbëve të Kosovës.
“Ne draft statusin do ta shqyrtojmë me kujdes si Lidhje Demokratike e Kosovës, do ti thërrasim gjithë ekspert brenda që i kemi për të analizuar mirë. Por sipas shikimit të parë që e kemi lexuar unë dhe gjithë anëtarët e tjerë flitet për një autonomi dhe nuk pritet gjë më e mirë nga prej Qeverisë Kurti. Ashtu edhe në bisedimet e Ohrit në deklarimet e tyre në Kuvendin e Kosovës mesë rreshtave e kanë pranuar që serbet do ta kenë një farë lloj autonomie dhe secila parti që ka qenë në pozitë ka mundur që ta sjell një statut të tillë ku sigurohet autonomia serbe në veri”, ka deklaruar Bunjaku.