Bulliqi i hyn garës për kryetar të degës së Vetëvendosjes në Podujevë - NACIONALE

Bulliqi i hyn garës për kryetar të degës së Vetëvendosjes në Podujevë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Shpejtim Bulliqi kryetari i Podujevës, i ka hyrë garës për të parin e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë.

Ai sot ka shpallur kandidaturën e tij për këtë pozitë, ku ka thënë se është i vetëdijshëm për sfidat të cilat i ka para vetës.

Statusi i plotë:

Sapo kam dorëzuar deklaratën e kandidaturës për Kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë, ashtu siç e parasheh statuti dhe rregullorja e LVV-së.

Si Koordinator i Qendrës për këta 4 muaj jam angazhuar maksimalisht që struktura organizative e Qendrës së LVV të shtrihet ane kënd Podujevës, me synimin që para sfidave të ardhshme si subjekt politik të jemi më të fortë, më të organizuar dhe më të strukturuar.

Sot kur nënshkruva deklaratën e kandidaturës për Kryetar të Qendrës jam shumë i vetëdijshëm për sfidat që kemi para vetës, për fjalën që iu kemi dhënë qytetarëve dhe për zotimet që duhet t'i përmbushim.

Duke e njohur punën dhe kontributin e gjatë të shumë aktivistëve dhe anëtarëve të Lëvizjes, duke besuar në vlerat social-demokrate dhe parimet e barazisë, si dhe duke e vlerësuar angazhimin e kontributin e secilit qytetar për Lëvizjen në secilën etapë kohore.

Duke besuar në vlerat që posedon Lëvizja VETËVENDOSJE! si subjekti më demokratik në vend dhe për parimet mbi të cilat qëndron ajo, e shpalla kandidaturën time me qëllimin e vetëm t'i avancojmë këto vlera e t'i shtyjmë përpara projektet me interes të gjithmbarshëm shoqëror.

Me respekt,

Shpejtim Bulliqi

Lajme të ngjashme